zoom

Blog

OBSH: Po shtohen njerëzit me çrregullime mendor. 1 në 200 janë skizofrenë

OBSH (Organizata botërore e shëndetësisë) ka nxjerrë raportin e fundit të shëndetit mendor në rang global, 21 vite pas raportit të vitit 2001.

Në të gjitha vendet, problemet e shëndetit mendor janë shumë të përhapura. Sipas raportit, rreth një në tetë persona në bota jeton me një çrregullim mendor. Si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, çrregullimet e ankthit dhe çrregullimet depresive janë më të shpeshtat. Vetëvrasja ka prekur njerëzit në të gjithë botën dhe në të gjitha moshat. Në nivel global, mund të ketë 20 tentativa për vetëvrasje për çdo vdekje. Vetëvrasja është shkaku kryesor i vdekjes tek të rinjtë. Skizofrenia, që ndodh në afërsisht 1 në 200 të rritur, është shqetësimi parësor që kanë të rriturit që më vonë kthehet në gjendjen më të rëndë nga të gjitha problemet shëndetësore.

“Njerëzit me skizofreni vdesin mesatarisht 10 deri 20 vjet më parë se popullsia e përgjithshme”, thuhet në raport.

Në përgjithësi, pasojat ekonomike të problemeve mendore janë të mëdha. Humbjet e produktivitetit dhe kosto të tjera indirekte për shoqërinë shpeshherë tejkalojnë kostot e kujdesit shëndetësor. Ekonomikisht, skizofrenia është gjendja më e kushtueshme për person në shoqëri ndërkohë që depresioni dhe çrregullimet e ankthit janë shumë më pak të kushtueshme për person “por ato janë më të përhapura dhe kështu kontribuojnë kryesisht në kostot e përgjithshme kombëtare”.

Përveç të qenit të përhapura dhe të kushtueshme, problemet me shëndetin mendor kanë shumë boshllëqe edhe në sistemet shëndetësore ku mungojnë informacionet, kërkimet, burimet dhe shërbimet.

Në raportin e Organizatës thuhet se gjendje të tjera shëndetësore janë shpesh me prioritet mbi shëndetin mendor dhe brenda buxhetit shëndetësor, shëndeti mendor është vazhdimisht i nënfinancuar.

“Mesatarisht, vendet i kushtojnë më pak se 2% të buxhetit të shëndetësisë për shëndetin mendor”.

Më shumë se 70% të shpenzimeve për shëndetin mendor ende shkojnë drejt spitaleve psikiatrike ndërkohë që në raport theksohet se rreth gjysma e popullsisë së botës jeton në vendet ku ka vetëm një psikiatër për t’i shërbyer 200 000 ose më shumë njerëzve.

Dhe disponueshmëria e psikotropeve thelbësore të përballueshme janë të kufizuara, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta.

Në të gjithë botën, në raport thuhet se boshllëqet në mbulimin e shërbimeve janë të shoqëruara nga mungesa e besimit edhe nga njerëzit.

Disa faktorë i pengojnë njerëzit të kërkojnë ndihmë duke përfshirë cilësinë e dobët të shërbimeve, nivele të ulëta të edukimit shëndetësor në fushën e shëndetit mendor si dhe stigma dhe diskriminimi. Ne shume vende, shërbime formale të shëndetit mendor nuk ekzistojnë. Edhe kur ato janë të disponueshme, ato shpesh janë të paarritshme ose të papërballueshme. Njerëzit shpesh zgjedhin për të vuajtur shqetësimet mendore sesa të rrezikojnë diskriminimin dhe izolimin që vjen me aksesin në shërbimet e shëndetit mendor.

Pak më shumë se njëzet vjet më parë OBSH publikoi Raportin e shëndetit botëror 2001. Raporti hodhi dritë mbi gjendjen kritike të shëndetit mendor. Njëzet vite më vonë, në raport shkruhet se është bërë përparim dhe gjithnjë e më shumë e njohin rëndësinë e shëndetit mendor.

Çështjet dhe përvojat e shëndetit mendor tani diskutohen dhe ndahen më shpesh nga mediat dhe rrjetet sociale, veçanërisht gjatë pandemisë dhe në mesin e të rinjve.