zoom

Bota

OBSH: Festat dhe seksi do shtojnë rastet e lisë së majmunit në verë

Organizata Botërore e Shëndetësisë për rajonin e Europës parajmëron për rrisk të përhapjes së lijes së majmunit gjatë stinës së verës.

Sipas saj, shkaktarë të shtimit të rasteve të pacientëve të prekur, janë sjelljet e lira seksuale dhe festat e tubimet gjatë sezonit turistik.

Në një artikull të saj për situatën në rajonin e Europës, OBSH thotë se potenciali për transmetim të mëtejshëm në Europë dhe gjetkë gjatë verës është i lartë.

“Lija e majmunëve tashmë është përhapur në sfondin e disa tubimeve masive në rajon. Gjatë muajve të ardhshëm, shumë nga dhjetëra festivale dhe festa të mëdha të planifikuara ofrojnë kontekste të mëtejshme ku mund të ndodhë përforcim.

Por ato ofrojnë gjithashtu mundësi të fuqishme për t’u angazhuar me persona të rinj, seksualisht aktivë dhe të lëvizshëm globalisht për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të forcuar mbrojtjen e individit dhe komunitetit.

Ne nuk e dimë ende nëse virusi i lisë së majmunit mund të përhapet gjithashtu nga një person te tjetri përmes spermës ose lëngjeve vaginale, as nëse virusi mund të vazhdojë në këto lëngje trupore për periudha më të gjata kohore”, thotë zyra e OBSH rajoni Europë.

Vuajtjet, izolimi dhe çfarë duhet bërë

Sipas OBSH, shumica e njerëzve që sëmuren nga lija e majmunit do të kenë një sëmundje të lehtë dhe vetëkufizuese, por të pakëndshme dhe potencialisht të dhimbshme që mund të zgjasë deri në disa javë. Ajo që nuk dihet, thotë OBSH, është ndikimi shëndetësor që do të ketë tek individët që mund të kenë rezultate të rënda nga lija e majmunit, veçanërisht fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit që janë të kompromentuar nga imuniteti.

Megjithëse masat që parashikohen për lijen e majmunit nuk janë të njëjta me covid-19 pasi dhe përhapja nuk është e njëjtë, OBSH thotë se duhet urgjent të merrren masa për reduktim të ndjeshëm të ekspozimeve përmes komunikimit të qartë, veprimit të udhëhequr nga komuniteti, izolimit të rasteve gjatë periudhës infektive dhe gjurmimit dhe monitorimit efektiv të kontakteve.

OBSH thotë se për shkak se lija e majmunëve nuk ka qenë në krye të kërkimit dhe zhvillimit në fushën e sëmundjeve infektive,  mjetet për ta menaxhuar atë nuk janë të aksesueshme menjëherë ose gjerësisht për vendet e rajonit.

Aktualisht është  miratuar një vaksinë (MVA-BN) dhe një trajtim specifik (tecovirimat) për linë e majmunëve përkatësisht në 2019 dhe 2022, por këto kundërmasa nuk janë ende gjerësisht të dponueshme.

OBSH kërkon që autoritetet shëndetësore të punojnë me informimin e pacientëve të prekur nga lija e majmunit, për tu izoluar gjatë periudhës së infektimit, të përmbahen nga kontaktet seksuale dhe kontakte të tjera të afërta me të tjerët dhe të mbështeten gjatë izolimit të tyre.

“Nevojitet gjurmim i shpejtë i të gjitha kontakteve të rasteve dhe monitorimi i mungesës së ndonjë sëmundjeje përkatëse gjatë 21 ditëve. Ndërsa karantina e kontakteve mund të mos jetë e nevojshme, kontrollet e temperaturës dy herë në ditë dhe vetë-monitorimi janë kritike”, thotë OBSH.