zoom

Aktualitet

“O lekët, ose të thera”/ E moshuara rrëfen tmerrin: Autori me maskë, më lidhi duart e këmbët

Një rrëfim tronditës për një natë tmerri që i ka ndodhur vetëm dy ditë para Vitit të Ri një të moshuare në Maliq, teksa policia është mjaftuar me një njoftim ditën e ngjarjes, sipas saj të pasqyruar në faqen zyrtare.

Luljeta Hoxha, 67 vjeçe ka përjetuar torturë për disa orë, teksa një person ende i paidentifikuar i ka grabitur 10 mijë euro pasi e ka dhunuar dhe lidhur duar e këmbë.

Ajo ka folur në një intervistë nga spitali, ku ndodhet prej 29 dhjetorit, pas grabitjes në shtëpinë e saj ku jetonte e vetme prej dy vitesh.

“Në 21:40 unë shkova në banjë dhe rashë të flija. Sa rashë në këtë pozicion (tregon kur shtrihet) pa më zënë gjumi erdhi një djalë i gjatë i veshur, i maskuar, me kapuç e maskë, vetëm një pashë.

Ai telefonin në dorë, unë telefonin më dorë, ma mori telefonin dhe ma hodhi. Lekët tha se të vrava dhe nxori një thikë. I thashë nuk kam lek. Lekët e pensionit dhe kartat e bankës, kam ca lekë në bankë.
Lekët tha se të vrava dhe e vuri edhe njëherë kapuçin të mos i shihja hundën. Më hipi sipër dhe më lidhi duart me litar. Ja ku i kam shenjat akoma, po bëj 8 ditë. Më mori 10 mijë euro.
Bam këtu, bam këtu (tregon vendet ku e ka goditur), më lidhi duart, më lidhi edhe këmbët, lekët se të vrava, nuk kam lekë mor bir, prapë unë u mundova të rezistoja pastaj më mori zvarrë si ata hajvanët e ngordhur dhe më shpuri nga dhoma tjetër, i themi dhomë pritje.
Lekët, nuk kam, lekët, nuk kam, pastaj po shkumëzoja, m’u pre takati, humba ndjenjat fare”, rrëfeu gruaja.