zoom

Aktualitet

“Nxirrni shpejt lekët”! Si u vodh Posta Shqiptare në Babrru

Një filial i Postës Shqiptare është grabitur ditën e sotme në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Bëhet e ditur se autorët kanë marrë një shumë prej 200 mijë lekësh dhe janë larguar me biçikleta.

Sipas raportimeve, autorët kanë marrë paratë që ishin mbi banakun e postës.

Pasi u kanë thënë “shpejt lekët”, punonjësit ua kanë dhënë menjëherë, pasi janë ndjerë të kërcënuar.

Grabitësit të maskuar dhe të pajisur me doreza hekuri me vete, dyshohet se janë adoleshentë. Policia ka marrë filmimet nga kamerat e postës dhe vijon punën për kapjen e autorëve.

Postime të lidhura