zoom

Aktualitet

Nxënësja u pickua nga gjarpri në shkollën private “WAT”, në hetim pronari i firmës së dezinfektimit

Një ditë pasi nxënësja 10-vjeçare u pickua nga gjarpëri në ambjentet e rrethimit të shkollës private “World Academy Tirana” në Farkë, policia e kryeqytetit nëpërmjet një komunikate zyrtare ka bërë më dije ka nisur procedimi në gjendje të lirë për administratorin e një firme dezinfektimi.

Vajza aktualisht ëshë nën kujdesin e mjekëve në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimit, 40-vjeçari nën hetim dyshohet se nuk ka marrë masat për denzifektimin e ambienteve të shkollës.

Në këtë shkollë mësohet se sipas raportimeev të mëparshme të disa mediave, shkojnë dhe e kanë frekuentuar edhe fëmijët e zyrtarëve të lartë dhe politikanëve, e mes tyre djali i kryeministrit Edi Rama, apo ish-ministrave Damian Gjiknuri dhe Sajmir Tahiri.

Rezuton gjithashtu se shkolla private ku u regjistrua ngjarja ka nënshkruar një kontratë me firmën e denzifektimit, në të cilën 40-vjeçari është administrator. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/