Aplikacion
Duke përplasur disa herë dorën mbi tavolinë dhe duke ngritur zërin Meta tha se edhe nëse ia bllokojnë llogaritë, nuk bllokojnë dot Partinë e Lirisë.
“Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë? Ja dhe e bllokuan llogaritë, do bllokojnë PL? Ilir Metën? Do fshehin aferat? Të Lulzim Bashës dhe Ramës? Kjo qenie e pështirë që ka marrë peng njerëz, PL… ne kemi parimet e Bajo Top! Kaq! Ta dinë mirë ata”- u shpreh Meta.
Meta tha se këto sulme ndaj Partisë së Lirisë bëhen me qëllim asgjësimin e saj, por edhe të pluralizmit politik në vendin tonë.
“Kë njeh president kjo drejtoresha, këlyshët e Dumdumanit, Ramoviçit. Kë njeh? Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën. Do fshehin aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe Ramës. Hë me Tedi, e fshehin dot po shkrimin e 28 prillit, po emailin e 27 prillit. Dumdumani kjo qenie e pështirë ka marrë njerëz peng në PL, me korrupsionin e tyre, për të ekzekutuar pluralizmin në Shqipëri.”- vijoi Ilir Meta më tej.
Kreu i Partisë së Lirisë nuk e përmedni emrin e bankës në fjalë por tha se mund ta falimentonte atë brenda 24 orëve.
Habit studimi! Aktiviteti mes çifteve rritet për Krishtlindje, ia kalon edhe Shën Valentinit