Aplikacion
Përmes një statusi në “Facebook”, Naço u distancua nga akuzat, ndërsa shprehet se është i hapur për hetime të mëtejshme për të zbardhur të vërtetën.
Dumani u shpreh në seancën e sotme gjyqësore se një herë doli nga burgu duke i dhënë 40 mijë euro një mjeku, që ishte dhëndri i vëllait të Naços.
Reagimi i plotë i Nasip Naços:
Jam njohur sot nga mediat ku përmendet emri im. Dua të theksoj se:
1. Distancohem nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe ftoj organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar mbi këtë rast. Nëse akuzat vërtetohen, organet përkatëse duhet të marrin masa ligjore ndaj çdo personi të përfshirë në këtë çështje.
2. Roli i Ministrit të Drejtësisë, sipas legjislacionit në fuqi, është i kufizuar. Ministri:
– Nuk heton,
– Nuk ngre akuza,
– Nuk pushon çështje,
– Nuk jep vendime fajsie apo pafajsie.
Detyra e tij lidhet vetëm me dhënien e lejeve të veçanta për të dënuarit, bazuar në ligj.
3. Gjatë ushtrimit të detyrës sime si Ministër i Drejtësisë, nuk kam miratuar asnjë leje të veçantë për subjektin në fjalë.
4. Distancohem nga çdo mashtrim, i bërë nga kushdo, individualisht apo në bashkëpunim, për të dëmtuar integritetin tim. Akuzat publike të bëra sot nuk përputhen me faktet reale të ushtrimit të detyrës sime si Ministër.
Faleminderit!
Policia në kaos, bandat në pushtet. Për çfarë i duhet posti Ministrit të Brendshëm?