zoom

Slider

“Nuk shkoj më atje”, futbollisti i PSG-së mbyll dyert për rikthim në Itali

Leandro Paredes nuk e ka ndërmend të largohet nga PSG. Mesfushori argjentinas ka deklaruar për L’Equipe se do të qëndrojë në Paris.”Unë do të qëndroj në Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm” – u shpreh mes të tjerash ai.

Paredes nuk luajti shumë sezonin që lamë pas, pasi e kemi parë në fushë vetëm në 15 ndeshje. Edhe atëherë kur ka fituar minuta, nuk ia ka dalë të jetë protagonist. Lojtari ka shënuar vetëm 1 gol dhe ka asistuar 2 herë.

Në karrierë ne tij kemi skuadra si Roma, Zenit, Empoli dhe Boca Junior. Pak ditë më parë u përfol për një transferim te Juventusi, por si duket, kjo gjë nuk do ndodhë.