zoom

Bota

Nuk priste koha! Deputetja shkon me biçikletë për të lindur në spital

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zelandën e Re.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se deputetja e Zelandës së Re, Julie Anne Genter, ka udhëtuar me biçikletë deri në spital, për të lindur fëmijën e saj.

Deputetja e ka sjellë në jetë foshnjen pas një ore.

Ajo mori biçikletën dhe iu drejtua spitalit teksa dhimbjen e lindjes i kishin filluar dhe koha nuk priste për të kryer operacionin.

“Lajm me rëndësi! Në ora 3:04 të mëngjesit i kemi uruar mirëseardhjen anëtarit më të ri të familjes tonë. Sinqerisht, nuk planifikoja të shkojë me biçikletë që të lind, por kështu ndodhi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Politikanët e këtij shteti prej pesë milionë banorë, kanë reputacion dhe janë shumë modest dhe bëjnë jetë të thjeshtë.

Bëhet me dije se fëmija erdhi në jetë në një gjendje shumë të mirë shëndetësore. Sipas mediave kjo nuk iste hera e parë që deputetja bëntë këtë veprim. Edhe në 2018 kishte udhëtuar po me biçikletë për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.