zoom

Slider

Nuk ndalet sherri mes Roza Latit dhe Ledjonës: Je ofenduese, tani e mbrapa do marrësh…

Debati mes Roza Latit dhe Lediona Xheladinaj vazhdoi edhe gjatë primet të mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP”, në “seancën” e dytë të tij, pas sherrit të mëparshëm.

Pasi në ekranin e shtëpisë u shfaq një video ku moderatorja ofendonte banoren, kjo e fundit u shpreh se strategjia e Rozës është që të ofendojë femrat ndonëse thotë se është feminist.

Ndërsa banorja tha se sjellja e saj me Ledionën është shkak-pasojë dhe çdo gjë do ti kthehet ashtu siç e meriton.

Pjesë nga debati:

Ledjona: Roza çohet në mëngjes, lyen buzët e kuqe dhe thotë do merrem me një nga femrat. U kam në fillim me Romeon me Julin duke marrë informacione nga jashtë dhe pastaj kaloj tek femrat.

Unë nuk e kuptoj Rozën se thotë ‘jam feministe’ por e vetmja gjë që bën është të ofendojë femrat. Jam shmangur shumë herë për të mos rënë në të njëjtin nivel. Tek loja kur kemi qenë, ajo e ka cituar që Ledjona është më me pak dinjitet.

Roza: Është shkak-pasojë sjellja ime me ty vajzë. Unë me ty jam sjellë mirë dhe ti prapë më ke ofenduar. Ti duke qenë te banaku më ke kërkuar cigare dhe të kam thënë i kam vetëm me numërim për këto ditë dhe ti ke thënë që do më palosesh në dysh. Je ofenduese.

Ledjona: Si ka mundësi që të gjithë gënjejnë dhe ti thua të vërtetën.

Roza: Ti nuk i ke merituar dhe ato herë që të kam folur mirë, sepse jam feministe dhe të kam folur mirë vetëm për këtë gjë. Nuk është loja ime që të të fus një ofendim dhe të zgërdhihem mbrapa. Është loja jote dhe në bazë të lojës tënde tani e mrapa do të marrësh vetëm ofendime. /ZOOM.AL/