zoom

Bota

Nuk ndalen sulmet/ Izraeli vret një tjetër lider të Hamasit

Një sulm izraelit në një kamp refugjatësh në veri të Libanit ka lënë të vrarë një komandant të Hamasit.

Ekzekutimi i liderit të grupit militant së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij ndodhi në një kamp refugjatësh në një zonë të libanit që izraeli nuk e kishte sulmuar që nga nisja e luftës në Gazë më 7 tetor 2023.
Në shtetin e Libanit janë dhjetra kampre refugjatësh qe janë krijuar për të strehuar palestinezët e larguar nga rripi i gazës prej vitesh.

Një seri bombardimesh u kryen gjatë gjithë nazës në Beirut pasi ushtria izraelite leshoi urdhra te reja evakuimi në periferi të kryeqytetit libanez.

Izraeli ka thënë se po shënjestron selinë e inteligjencës së Hezbollahut ndërsa po vlerëson dëmet e një vale sulmesh në ditët e fundit ku ka mundur të godase figura të larta të grupeve militanete.

Ushtria izraelite ka zgjeruar ashpër sulmet ndaj Libanit pas gati një viti shkëmbim zjarri. Luftimet ishin kufizuar kryesisht në zonën kufitare mes dy vendeve por në ditët e fundit sulme ka pasur edhe në pjesë të tjera të vendit.

Qeveria libaneze thotë se numri i viktimave të konfliktit ka shkuar në mbi 2000 ndërsa vendet perendimore po vijojnë operacionet për të tërhequr shtetasit e tyre.