zoom

Aktualitet

Nuk ndalen flakët, të paktën 30 persona përfundojnë në spital. Mes tyre fëmijë dhe zjarrfikës

Nuk ndalet zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë.

Të paktën 30 persona ndodhen në spital, pas asfiksimit nga tymi masiv që ka përfshirë të gjithë pallatin 12-katësh, pas flakëve që ranë në katin e tretë, që shërben si qendër tregtare.

Mësohet se mes personave që kanë përfunduar në spital, është edhe një fëmijë dhe një punonjës i zjarrfikëses, por për fat të mirë të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende flakët vijojnë të jenë aktive dhe i drejtohen deri kateve të sipërme, ku dyshohet se ndodhen ende mbi 40 banorë të godinës 12-katëshe.

Ndërkohë dyshohet se ende ka banorë të bllokuar brenda banesave të tyre, ndërsa nga qendra tregtare, e cila përbehet nga tre kate, thuhet se janë evakuuar të gjithë personat që ndodheshin aty.

Shërbimi zjarrfikës nga Tirana ndodhet në vendngjarje, si përforcim i forcave lokale. /ZOOM.AL/