zoom

Aktualitet

Nuk ndalen aksidentet/ 14-vjeçarja goditet nga një makinë në Tiranë

Pak minuta nga aksidenti me vdekje në Lezhë, një tjetër aksident përgjaku rrugët e vendit, kësaj here në Tiranë. Një vajzë 14 -vjeçare u godit nga një makinë në rrugën Tom Plezha, në zonën e Astirit, Tiranë.

Rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën.

Ngjarje të tilla vijnë fill pas aksidentit tragjik në Qafë Muzinë ku humbën jetën 5 persona. Drejtuesi i një furgoni humbi kontrollin e mjetit duke u munduar të shmangë përplasjen me një mjet tjetër tip Land Rover drejtuar nga një 22-vjeçare, duke rënë në greminë, një rënie që i kushtoi jetën atij vetë dhe katër personave të tjerë.