Aplikacion
Kjo protestë u paralajmërua pasi kryeministri Edi Rama dërgoi në ‘riedukim’ gazetarin Klevi Muka, pas një pyetje që kryeministrit iu dukë e papërshtatshme kundrejt ministres Xhaçka.
Përmes pankartave gazetarët kanë dhënë mesazhin e tyre përpara kryeministrisë.
“Nuk mund të na përjashtosh dot të gjithëve”, ishte një ndër parullat që mbizotëronte protestën, në mbrojtje të kolegut të tyre Klevin Muka.
Protestës i janë bashkuar edhe pedagogët e gazetarisë si Ervin Goci dhe Elvin Luku. Po ashtu, pjesë e protestës ishte dhe kryetari i Unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa.
Mes pankartave dhe protestës së sotme gazetarët kërkojnë lirinë për të ushtruar në mënyrë të pavarur profesionin e tyre.
Më poshtë ju sjellim momente nga protesta. /zoom.al/