zoom

Lajme

“Nuk më ke lënë…” – Meritoni i ankohet Ilnisës. Çfarë ndodhi gjatë pushimeve në Turqi?

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi po shijojnë njëri-tjetrin pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë e Big Brother VIP 3, ku nisën romancën e tyre.

Gazetarja dhe moderatori janë “arratisur” në Turqi, ku po bëjnë plazh së bashku, ndërsa nuk kanë munguar as fotot për ndjekësit.

Së fundmi, Ilnisa ka treguar për një “problem” që e shoqëron gjatë këtyre ditëve të pushimit: Zgjimi i vonë i Meritonit.

Nga ana tjetër, Meritoni ankohet se Ilnisa nuk e lejon të shijojë gjumin e mëngjesit.

“Dole? Ora është 11:20 këtu. Ku do shkojmë sot? Çfarë do të bëjmë?”, e pyet Ilnisa, Meritonin.

“Dalim ku të duash. Hamë mëngjesin, marrim motorin e ujit. Pse s’më ke lënë të fle. Edhe 30 minuta s’do të ishte keq”, i përgjigjet Meritoni të dashurës, e cila u shpreh se është më mirë të shijojnë pushimet sesa të flenë gjumë.