zoom

Aktualitet

“Nuk kemi mjete, janë të kushtueshme”/ Familjarët e Arjan Salës përplasen me shefin e zjarrfikëses: Mund ta kishit shpëtuar

Një përplasje mes familjarëve të Arjan Salës dhe shefit të zjarrfikëses është regjistruar pak më parë pranë Casa Italias. Familjarët kanë shprehur revoltën e tyre për vonesën e punës dhe mospajisjen me mjetet e nevoshme për të përballuar situatën. Daja i Arjan Salës është shprehur se nëse do të ishin mjjetet e nevojshme, djali i tyre do ishte shpëtuar.

Shefi i zjarrfikëses, i gjendur ngushtë me deklarat ka pranuar mungesën e pajisjeve. Ai ka thënë se ato janë të kushtueshme, por po bëjnë të pamundurën për të vënë nën kontroll situatën.