Aplikacion
Rreth 70 banorë janë shprehur se uji i pijshëm është i ndotur dhe se gjithçka ndryshuar që kur ujësjellësi e mori në menaxhim, duke mos investuar.
“Nuk kemi ujë të pijshëm, është i ndotur. Jemi taksapagues të rregullt, ujësjellësi nuk ka investuar në fshat. Kur e kemi pasur ne në menaxhim ujësjellësin ka qenë i pastër. Me menaxhimin e ujësjellësit, gjithçka ka ndryshuar. Na vjen uji i ndotur, mbushim ujë në fshatrat e tjerë”, janë shprehur banorët.
“Do vazhdojmë me protestat nëse nuk bëhet një ndryshim në fshat”, kanë paralajmëruar ata.