zoom

Politikë

Nuk kanë fund perlat për kursimin e energjisë, deklaratat e Ballukut bëjnë xhiron e rrjetit

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka ndërmarrë së fundmi një fushatë sensibilizuese për kursimin e energjisë elektrike.

Duhet thënë se këshillat e saj janë parë me skepticizëm. Ditë më parë,përmes një postimi në “Facebook”, Balluku këshilloi qytetarët që t’i lanin rrobat me 30 gradë.

“Kursejmë energjinë që ta kemi!”- shkroi Balluku krah videos udhëzuese.

Ndërkohë sot, Zv/kryeministrja Balluku ishte në shkollën “Lasgush Poradeci”, ku tha se në emër të kursimit të energjisë, dera e frigoriferit duhet të rrijë mbyllur.

Sipas saj, gjatë dimrit, temperatura e kondicionerit nuk duhet graduar më shumë se 21 gradë, ndërsa gjatë verës jo më pak se 27 gradë.

Gjithashtu Balluku theksoi se karikuesat duhen hequr nga priza dhe po ashtu dera e frigoriferit nuk duhet lënë për gjatë e hapur.

E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë çfarë do ndodhë me 1 karikues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë? E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji? Se duhet të ruajë 4 gradëshin që është niveli i sipërm. Kur hapet dera e përballet me 25 gradët e temperaturës nis të punojë më shumë. Keni dëgjuar kohët e fundit për disa masa ekstreme që ne sigurisht nuk do i ndërmarrim.

Situata duket se ka shkuar në hipokrizi. Duke u munduar të shohin shtetet e BE-së, ministret tona harrojnë që vetë kanë vila, të cilat harxhojnë energji sa për 3-4 familje./ Zoom.al