Aplikacion
Teuta gjen shpëtim në Kupën dhe duket sikur hedh pas momentin e vështirë ne Superiore duke mundur 2-0 Luzin në “Niko Dovana” dhe avancon në turin tjetër të kompeticionit. Karabeci dhe Hebaj shënuan për “Djemtë e Detiti”.
Dinamo avancon pa lujtur. Ndeshja e kthimit ndërmjet “nëndestëse” dhe Butrinti nuk u zhvillua, pasi klubi sarandiot njoftoi te hënën Dianmon dhe FSHF-në se nuk do të paraqitej në ndeshjen e dytë dhe kështu kryeqytetasit fituan 3-0 në tavolinë. Ndërkohë takimin e parë, kishin fituar me shifrat 1-0 me gol të sulmuesit Da Silva.
Laçi është duke vuajtur në Superiore, por shpërthen në Kupë kundër Devollit duke fituar 5-0 dhe avncojnë më tej me rezultatin e përgjithshëm 7-0 pas fitores 2-0 në takimin e parë. Autorët e golave ishin Prengaj, Babatunde dhe Geci realizuan të dy dopietë.
Kualfikohet edhe Bylis, që mundi në stadiumin “Adush Muça” 7-1 Pogradecin. Souza Ferreira 15′, 24′, 33′, Souza Rodrigo 27′, Atshimene 55′, Hodo 89′/Blaceri 4’.
Shumë emocione në takimin tjetër mes Tërbunit dhe Lushnjes zhvilluar në Pezë-Helmes. Ndeshja e parë përfundoi 2-0 për lushnjarët, ndërsa takimi i kthimit 3-1 dhe loja shkoi në shtesë. /zoom.al/