zoom

Aktualitet

Nuk ka fund dhimbja për familjen Gjoka! Shpërthimi i bombolës, pas 2 vajzave ndërron jetë dhe nëna

Thellohet tragjedia për familjen Gjoka në Velipojë. Mësohet se pas dy vajzave ka ndërruar jetë edhe nëna e tyre. Ndërkohë që djali ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut.

Nëna, Alketa Gjoka dhe tre fëmijët e saj ishin duke pastruar në hotelin e tyre, teksa ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit, duke i lënë të plagosur të tre. E para që ndërroi jetë ishte vajza e madhe, 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila në gusht kishte caktuar edhe datën e dasmës.

Ndërkohë që pas saj humbi betejën në një spital në Itali edhe motra e vogël, vetëm 15 vjeçe.

Postime të lidhura