Aplikacion
Pas shkrimit në fjalë, në celularin e Xamës mbërritën disa mesazhe nga vetë Veliaj. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetarja Xama deklaroi se është ndjerë e intimiduar nga mesazhet e kryetarit të bashkisë.
TPZ ka arritur të sigurojë mesazhet e kryebashkiakut të Tiranës, që i drejtohet gazetares me fjalët “killer me pagesë dhe “nuk je gazetare”.
Më poshtë shkëmbimi në Whatsapp mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe gazetares Ola Xama.
“Fillimisht e kam kontaktuar unë zotin Veliaj dhe i kam dërguar pyetje për shkrimin që po bëja. Ai është vënë në dijeni. Kemi pritur që të kthejë përgjigje. Unë i them që pyetjet nuk janë detyruese, nuk është kërkesë për informacion, por kërkesë për koment. E kemi pritur disa orë dhe nuk ka kthyer përgjigje. Ditën e nesërme më ka kontaktuar Veliaj me mesazhe fyese dhe ton vulgar. BIRN ka redaktor dhe kryeredaktor që bëjnë fact check të shkrimit. Mbase do ta kanalizojë te fyerja dhe linçimi i një gazetari sikur është i paguar dhe militant, siç më ka thënë edhe në mesazhet e tjera. Ndihem e intimiduar. Më shumë sesa një mesazh fyes që nuk i shërben dinjitetit të një kryetari bashkie. Të nesërmen pashë disa media që më etiketonin si zoti Veliaj, “killere me pagesë”, deklaroi Xama./Zoom.al
Kush janë 3 shefat e policisë të arrestuar nga SPAK-u dhe i katërti i shpallur në kërkim