zoom

Aktualitet

“Nuk i provokuam“- U dhunua në Malin e Zi, i riu: Na goditën në kokë e trup

Një prej 3 të rinjve shqiptarë të dhunuar në Malin e Zi, Doris Kopaçi nga fshati Vërdovë i Pogradecit, ka mbërritur në familjen e tij.

Jashtë kamerave, ai ka treguar për gazetarët se dhunuesit i kanë ndaluar në rrugë dhe i kanë sulmuar.

Doris Kopaçi tha se i kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup.

Ai rrëfeu se ka marrë vetëm dy goditje ndërkohë që shokët janë dhunuar më shumë. I riu u shpreh se nuk i kanë provokuar sulmuesit dhe se s’kanë mundur të reagojnë.

Tre të rinjtë, pasi morën ndihmë mjekësore në Malin e Zi, janë shoqëruar nga autoritetet në kufi.