zoom

Lajme

Nuk i pëlqen më ekrani/ Kejvina Kthella: Nuk kam kohë për budallallëqe

Modelja Kejvina Kthella duket se nuk do të shfaqet më në ekran, të paktën për një kohë të gjatë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë modelja gjatë bisedës me ndjekësit nërrjetet sociale.

“Të lutem se nuk kam kohë të bëj më budallallëqe. Nuk më pëlqen më bota e televizionit, kam kuptuar që nuk është për mua pasi jam shumë e vërtetë edhe shumicën e rasteve keqkuptohem,” i është përgjigjur Kejvina një ndjekëse e cila e pyet se kur do të rikthehet në ekran.

Modelja Kthella ka qenë në qendër të mediave gjatë pjesmarrjes së saj në edicionin e dytë të Big Brother Vip por edhe në momente të tjera për lidhje dashurore me personazhe të krimit.