zoom

Bota

“Nuk është një vend për t’u bërë nënë.” Gazetarja e njohur i përvishet Giorgia Melonit

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni vijon të ngjallë diskutime e polemika me deklaratat e saj.
Pak ditë më parë ajo tërhoqi vëmendjen e grave italiane, teksa u kërkoi të mos neglizhojnë familjen për shkak të punës.

“Nuk duhet të zgjedhësh mes punës dhe amësisë. Ursula Von der Leyen ka 6 fëmijë, Metsola ka 4, Mbretëresha Elisabetë 4: mund të bëhet.”

Por thirrja është konsideruar si populiste dhe jashtë realitetit, për shkak të vështirësive që ka shoqëria italiane për të ndërtuar familje, për shkak të vështirësive ekonomike.

Për t’i kthyer përgjigjje ka menduar gazetarja e njohur Myrta Merlino. Në rrjetet sociale ajo shkroi:

“E dashur Giorgia Meloni. E di shumë mirë se sa e komplikuar është të bësh bashkë jetën si nënë dhe si e punësuar, pasi kam bërë një punë shumë më pak impenjative sesa e jotja. Kam rritur tre fëmijë dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë kjo për ne gratë. Por është fakt se të arrish të kesh fëmijë sot në Itali është një privilegj i rezervuar për pak persona: për gratë që mund t’ia lejojnë vetes këtë ekonomikisht, që kanë autonomi, para e pushtet. Dhe kjo është diçka e frikshme, sepse të jesh nënë duhet të jetë një zgjedhje e lirë. Mund edhe të zgjedhësh që të mos jesh, por duhet të kesh mundësinë ta zgjedhësh vetë.” /Zoom.al