Aplikacion
Balluku ka folur rreth punimeve për Qafën e Murrizit duke theksuar se nuk e ka marrë njeri mësysh, nëse do ishte ashtu do i këndonim diku.
“Qafën e Murrizit nuk e ka marrë askush mësysh, nuk është cështje syri, aty toka është argjilore, me prodhime të shumta. Të kishte qënë syri i keq do i këndonim diku. Sot mirëmbajtja e akseve është më e mirë se kushdo tjetër. Do hapim garën në 2023 për aksin Milot-Balldren.
Rrini pa merak, mua më pëlqen biseda kontruktive, shqetësimet tuaja janë adresuara”, tha Balluku.
Në fakt, jo vetëm Qafa e Murrizit, por i gjithë segmenti ii rrugës së Arbrit duket se është lënë jetim nga kompania dhe qeveria, pasi ai nuk plotëson asnjë standard sigurie dhe në shumë vende është i dëmtuar.