zoom

Të gjitha

“Nuk e meriton këtë jetë se nuk je e bukur”, Armina Mevlani i mbyll gojën ndjekësit me përgjigjen

Armina Mevlani është mjaft aktive në rrjete sociale dhe përpiqet të komunikojë shpesh me ndjekësit e saj. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ta dhe një kritikë që ka marrë nga njëri prej tyre asaj nuk i ka pëlqyer aspak.

“Realisht nuk kam asgjë me ty, por për të pasur këtë jetë nuk e di nëse e meriton nuk ke fare bukuri!”- i ka shkruar dikush blogeres.

“Bukuria është relative! Jeta ime që është sot nuk ka ardhur prej pamjes, por ka ardhur sepse kam qenë njeri i vërtetë me njerëzit që kam dashur , ka ardhur sepse kam punuar për gjërat që kam dashur, ka ardhur sepse kam një shpirt të lirë, lexoj libra pafund, dashuroj artin, dëgjoj muzikë të mirë, di t’i bëj njerëzit të qeshin dhe të më duan! Por më e rëndësishmja nuk ruaj negativitet brenda dhe as nuk gjykoj të tjerët, as nuk i shaj. Për këtë arsye jam kjo që jam, bukuria është e fundit sepse nuk ka rëndësi (venitet)”, i është kthyer Armina.

Ndërsa dikush tjetër shkruan se Armina ka një jetë shumë boshe dhe se gjithçka e bën vetëm për klikime.

“Nuk kam asnjë interes të bëj asgjë për klikime përkundrazi jam shumë spontane në gjërat që nxjerr sepse jam dhe kam qenë gjithmonë natyrë e lirë. Me pak fjalë s’më ka interesuar kurrë ça mendojnë të tjerët përveç atyre që dua. Jeta ime jo vetëm që nuk është boshe, por e kam të mbushur me dashuri nga familja, shoqëria ime prej vitesh dhe i fejuari im dhe kafshët e mia. Kam një punë që e kam ëndërruar dhe kam punuar në modë që 18 vjeç. Kjo është diçka që e kam kultivuar dhe vetë sigurisht, or ndihem një femër me fat dhe falenderuese në pafundësi për këtë jetë, sepse jam e lumtur!”- shkruan Mevlani.