zoom

Aktualitet

“Nuk e di pse e vrava”, dëshmia e 30-vjeçarit dibran që vrau gruan në Itali

“E vrava, por nuk e di pse e bëra”.

Kjo është deklarata e bërë nga Lulzim Toci, pasi vrau bashkëshorten e tij, Eleonorën 24 vjeçe, në shtëpinë e tyre në Caserta, Itali.

Tragjedia në familjen Toci ndodhi në orën 05:00 të mëngjesit të djeshëm (9 tetor) në shtëpinë e tyre, në një lagje të qetë.

30-vjeçari Lulzim Toci do të mbyste me duar, gruan e tij Eleonora Toci.

Ka qenë kunata e çiftit ajo që ka njoftuar policinë, pasi pas kryerjes së krimit, autori shkoi në shtëpinë e saj duke i kërkuar ta shoqërojë për në spital. Ajo nuk e ka besuar dhe ka telefonuar fëmijët e çiftit.

‘Babi vrau mamin’, i kanë thënë fëmijët tezes, e cila ka kontaktuar menjëherë 112. Kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 30-vjeçari ka qenë duke u endur pranë shtëpisë, në Via Caravaggio dhe më pas është ndaluar dhe dërguar në komisariat.

Postime të lidhura