zoom

Politikë

Nuk deklaroi 60 mijë euro në kohën kur ishte deputet, kallëzim penal për Myslim Murrizin

Kanë nisur hetimet për ish-deputetin Myslim Murrizi. Ky i fundit akuzohet për fshehje të pasurisë, ndërsa bëhet fjalë për një shumë prej 60 mijë eurosh, gjatë kohës kur ishte deputet.

Kallëzimi për Murrizin është bërë nga Drejtoria e Krimit Ekonomik, nën akuzë për fshehje të ardhurash e pastrim parash.

Nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kërkohet nga Prokuroria e Tiranës, që të regjistrojë procedimin penal ndaj Myslim Murrizit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Fshehje e të ardhurave’”, dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”.nene këto të parashikuar në kodin penal.