zoom

Të gjitha

“Nuk bëhet m*ti petull”, Romeo fyen keq Meridianin pasi i përmendi b*thën e grave

Përplasja në rrjetet sociale mes Meridianit dhe Romeo Veshajt duket se ka arritur kulmin gjatë ditës së sotme.

Ish-banor i “Big Brother VIP” akuzoi Romeon dhe Donaldin se fshihen pas femrave të famshme me të cilat kanë pasur lidhje, duke iu referuar Jonidës dhe Borës.

“Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë PR e sufllaqeve. Krenar për një femër aq kohë sa e ke në krahë, boll u kapët pas b… të vajzave kur jeni ndarë. Se të gjithë ju njohin si kunetërit e shokëve Xhemal!

PS: Je lodh shumë vëlla me PR duke thënë që Meridiani iu ndau nga gratë që ju kishin nda më parë! Shko gjuaj për ndonjë tjetër me lekë vëlla se vetë e ke ndrit. Artistët e Shqipërisë këta…”, shkruante Meridiani në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë që edhe me i ashpër ka qenë reagimi i Romeos, i cili i është përgjigjur: Nuk bëhet m*ti petull Meridian Ramçaj. Meqë ky qoftja ka nevojë për pak emër, të gjithë bëni hashtagun nukbëhetmutipetull dhe bëjini Tag Meridian Ramçajt.

Po asgjë nuk ka mbetur me kaq, pasi Meridiani pretendon se Romeo e kishte telefonuar më herët për t’u takuar, që ai të ndalë sulmet ndaj Donaldit, për të cilin duhet thënë se po punohet fort nga jashtë për ta nxjerrë fitues.

Në përgjigjen e Meridianit thuhet: Zogu më mori në telefon para dy orësh, për garip a për ça.. takohemi tha… ok e pranova me qytetari, tani shoh këtë video! Vazhdo me shokët e tu vlla dhe publikisht mos guxo ti biesh në numrit tim. Këtu ndryshon qytetaria me provincialin dhe pjekuria në adoleshencë!

Nuk mund të themi me siguri që debatit mes të dyve i javë vënë pikat mbi i. E gjitha kjo ka ardhur pasi Donaldi futi Meridianit në një nominim tresh me të dhe me Ilirin, që solli më pas dhe daljen e të dytit nga shtëpia e Big Brother.