zoom

Aktualitet

“Nuk bëhet jasht*qitja revani”/ Petrit Qoli përplaset me Nuredin Dumanin: Kush ta kërcënoi motrën?

Petrit Qoli, i cili akuzohet për vepren penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”, hodhi akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Në seancën e radhës gjyqësore, ai u përball me Dumanin, i cili në dëshmitë e tij ka rrëfyer rolin e Petrit Qolit në ngjarje kriminale.

Por Petrit Qoli i mohon këto ngjarje, duke akuzuar Nuredin Dumanin se nga dëshmitë e tij po qëndron kot në burg.

Qoli e krahason Dumanin me gjarprin dhe e quan të frikshëm, ndërsa i përmend edhe një kërcënim që sipas tij, i është bërë motrës së tij.

Pjesë nga diskutimi në sallë:

Petrit Qoli: Gabimi rikuperohet duke mos bërë më gabime, mua me vjen keq për ty o idiot. Babai jot është burrë, babai im e gjuajti me grusht, ky është lloj gjarpri, është i frikshëm. Sa herë të ka rraf Festimi ty, para operacionit dhe pas operacionit të zemrës.

Dumani: S’ka pas shans me më pa, jo me më prek.

Petrit Qoli: Thuaj të vërtetën, mos gënje. Pse nuk e tregon kodin e motrës që quan për të bërë pazare krimi. Kush ta kërcënoi motrën tek Ministra e Jashtme dhe i dhanë pasaportë diplomatike?

Dumani: Ja ka dhënë shkollimi.

Petrit Qoli:
Ti ke pi shampanjë me femra, me lekët që merrje.

Dumani: Në 2020 kemi pi shampanjë dhe bashkë.

Gjykata: Pse keni kaq shumë informacion për Nuredin Dumanin?

Petrit Qoli: Ky me Gonin ishin në të njëjtën rrugicë, ky ishte i mbaruar. I fola moj i fola këtij, por jashtëqitja nuk bëhet revani mi motra ime.

Në seancën e parë, Petrit Qoli u shpreh se Dumani është një vrasës më pagesë që shijon jetën ndërsa ata mbeten në burg të baltosur. Sipas tij Dumani dëshiron pije, palestër dhe femra ndërsa ai theksoi se ka humbur 40 kg në burg.

Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, u vu në pranga mbrëmjen e 29 Marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private. Pas burgosjes, Dumani u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe dëshmitë e tij kanë zbuluar disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vendin tonë./ Zoom.al

Postime të lidhura