zoom

Të gjitha

Nuhati drogën! Si i nxori zbuluar qeni 3 shqiptarët në Britani

Policia britanike ka zbuluar një bandë shqiptare të trafikut të drogës, pasi një qen i quajtur Rambo nuhati fabrikën e tyre të kanabisit. Vlera e saj arrinte deri në 1.4 milion paund.

Tre shqiptarët u gjetën të fshehur në një dollap. Renald Dema, 21 vjeç, Ali Hoxha, 29 vjeç dhe 24-vjeçari Juljan Jaku, me origjinë shqiptare mësohet se kanë qenë pjesëmarrës në operacionin e prodhimit të drogës. Ata u dënuan me 7 vite burg në total.

Si i zbuloi Rambo shqiptarët?

Rambo u dërgua nga pronari i tij, Avtar Singh, në palestrën që ai drejton.

Qeni ishte aty për të takuar një grup të rinjsh me nevoja të veçanta, por u tërhoq nga një vrimë në mur midis palestrës dhe fermës së drogës në Leicester.

Prokurori Neil Bannister i tha gjykatës së kurorës së qytetit:

“Ishin 1,993 kova plastike, secila mbante një bimë kanabisi 10 cm deri në 12 cm në lartësi”.

Zoti Singh vuri re bimët dhe njoftoi policinë që gjeti tre shqiptarët e fshehur. Dema u burgos për 27 muaj, Hoxha 33 muaj dhe Jaku 2 vjet e gjysmë.

Pronari Avtar tha për “The Sun” se e shpërbleu qenin Rambo për gjetjen e tij, me një darkë me biftekë.