Gjejeni pak cila është ngjyra më në modë për momentin?! Quhet “luleshtrydhe brune” dhe do të qëndrojë gjatë, prandaj analizojeni me kujdes! Si ta kuptoni “luleshtrydhe brune”? Mbizotërojnë tonet e kafes, me pak rozë-të kuqe luleshtrydheje, pra një miks i të dyjave! Për të qenë më të qarta përshkruajeni si një miks i çokollatës dhe luleshtrydhes.
Nuanca të tilla kanë tendencën ta bëjnë flokun të duket edhe me më shumë shkëlqim dhe më pak të dukshme majat e djegura. Këshillë nga ekspertët: Brunet natyrale që kanë ndërmend të lyejnë flokët, të mos konsiderojnë asnjë ngjyrë tjetër veç “luleshtrydhes brune”./L.K
/Zoom.al