zoom

Politikë

Noka kërkon hyrje të fshehtë për në Parlament, s’përmbahet Sula: O plehra, o hajdutë, ju jeni…

Me tone të ashpra, deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar nga salla e Kuvendit, ndërsa ka sulmuar maxhorancën. Ai akuzoi socialistët se nuk ka as njërzillëk.

“O plehra, ju jeni të gjithë më të mirët, më të bukurit, o hajdutë. Ju të provokoni me zor. Kjo është kafshëri, nuk është njerëzillëk”, tha ai.

Një tjetër skenë zhvillohej jashtë sallës. Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka shkuar në një tjetër zonë të Kuvendit për të hyrë brenda në sallë. Ai tha se dera është mbyllur dhe se Parlamenti është kthyer në burg.

“Ka vdekur republika parlamentare, ky është burgu i Lindës.”, tha Noka për mediat. Më pas ai shkoi dhe në hyrje të tjera, por edhe ato janë mbyllur. /ZOOM.AL/