zoom

Aktualitet

Noizy përcjell mesazhe patriotike në Athinë: Të jemi më të bashkuar se kurrë

Noizy së bashku me Era Rusin hapën takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë.

Ata performuan në skenë për ta, duke elektrizuar sallën me këngë në shqip.

Noizy përcolli edhe mesazhe patriotike për shqiptarët, duke kërkuar prej tyre të jenë më të bashkuar se kurrë, për të marrë vendin që u takon në botë.

“Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur këtu sot. Është gjëja më e mirë që mund të bëj për shqiptarët, të mblidhemi të gjithë bashkë dhe të jemi më të bashkuar se kurrë. Faleminderit kryeministrit që na mblodhi këtu. Jemi punëtore dhe meritojmë respektin e botës, të jemi të bashkuar gjithmonë sepse vetëm bashkë mund t’ia dalim. Kjo këngë shkon për të gjithë ata që nuk kanë pasur besimin tek shqiptarët anë e mbanë botë”, tha Noizy.