zoom

Aktualitet

Njëri plagosi me thikë dhe tjetri trafikonte klandestinë, 2 të arrestuar në Tiranë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, pasi ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

“Ky shtetas dyshohet se më datë 03.06.2023, në Paskuqan, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar”, tha policia e kryeqytetit.

Po ashtu pas hekurave ra dhe shtetasi me inicialet A. B., 40 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /ZOOM.AL/