Aplikacion
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, dha më shumë detaje për operacionin ku u sekuestruan 430 kg kokainë.
Hoxha tregoi se SPAK ka në dorë një sërë përgjimesh ku janë identifikuar rolet e grupit.
“Viktor Çervanaku është një nga kryesorët që ka financuar sasinë e kokainës. Është shpallur në kërkim dhe një 47-vjeçar nga Kolumbia, i cili do bënte ndarjen e kokainës nga plehu, në thasët e të cilit u gjet droga.
Fillimisht u arrestuan 4 të rinjtë në Tiranë, që donin të kryenin një vrasje. Ka shumë pikëpyetje nëse financuesi ishte pritësi i vetëm,” tha Hoxha.