zoom

Bota

Një vrasës serial? Misteri “pushton” Romën, dy gra dhe një transeksual gjenden të vdekur

Një transeksual dhe dy gra janë gjetur të vdekur ditë ne sotme në kryeqytetin italian, Romë.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane transgjinori është gjetur i vrarë me thikë, në një apartament në via Durazzo, në lagjen Prati, teksa dy gratë me kombësi kineze u gjetën të vdekura në via Augusto Riboty, në të njëjtën lagje.

Alarmi për gratë u dha nga kujdestari i pallatit, i cili gjeti gruan e parë me rroba të lyera me gjak, teksa tjetra ndodhej brenda banesës.

Hetimet janë ende në vazhdim. Hetuesit po punojnë për të kuptuar nëse tre viktimat janë vrarë nga i njëjti person.