zoom

Të gjitha

Një viktimë dhe 5 të plagosur, rreth 100 plumba u qëlluan gjatë përplasjes me armë mes dy grupeve

Rreth 100 plumba janë qëlluar gjatë përplasjes me armë mes dy grupeve mbrëmje e së dielës në lagjen “Aktash” të Prishtinës.

I riu Premtim Gashi ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa 5 të tjerë mbetën të plagosur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, derisa të plagosurit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e  plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.