zoom

Aktualitet

Një tjetër kryebashkiak socialist në telashe, SPAK merr në pyetje banorët e Kamzës për Rakip Sulin

Një tjetër kryebashkiak socialist ndodhet në telashe serioze me drejtësinë. Dera e SPAK dhe GJKKO tashmë është kthyer si në një bar-kafe për zyrtarët e lartë. Bëhet fjalë për ish-deputetin e sapozgjedhur kryetar i Kamzës, Rakip Suli, i cili është denoncuar për shpërdorim detyre.

Banorët e Kamzës janë paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për të dhënë deklarimet e tyre për kallëzimin e depozituar në SPAK pak javë më parë ndaj kryebashkiakut.

Më herët, më 11 shtator, Partia e Lirisë dhe këshilltarët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kamëz, e denoncuan në SPAK kryebashkiakun Rakip Suli. Shkak u bë raporti zyrtar i KLSH-së, pas kontrollit në këtë bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit online, teksa ata kërkuan ndjekje penale për të zgjedhurin socialist, për akuzat si: shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje e barazisë në tenderë./ZOOM.AL/