Aplikacion
Zoom.al mëson se Voshtina, një militante e Partisë Socialiste si e deleguar e kësaj partie në Njësinë nr. 5 në Tiranë, do të përballet me drejtësinë pasi ka abuzuar me fondet e TKOB.
Abuzimet janë zbuluar nga një audit i Konstrollit të Lartë të Shtetit dhe sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës. Bëhet fjalë për shpërdorime të mëdha me fondet shtetërore, ndërkohë që Voshtina është akuzuar publikisht edhe për abuzime me detyrën apo për emërime nepotike në TOKB, siç është raportuar në disa media.
Shkeljet e para janë konstatuar nga KLSH, institucion i cili mësohet se ka përgatitur edhe dosjen për drejtoreshën e shkarkuar të TKOB dhe e ka dërguar në SPAK.
Abigeila Voshtina u emërua në krye të TKOB në vitin 2016, duke zëvendësuar Zana Çelën për 3 mandate radhazi. Emërimi shkaktoi jo pak polemika, për shkak se Voshtina është kushërirë me ministren Mirela Kumbaro, e cila në atë kohë drejtonte Ministrinë e Kulturës, nga e cila varet TKOB.
Në garë në atë kohë morën pjesë edhe tenori Josif Gjipali, violinçelisti Arben Skënderi, balerina Adela Muçollari, koreografi Tomorr Kokona dhe trompisti Kleanthi Gjika. Por Kumbaro e Rama zgjodhën violinisten Voshtina.
Voshtina u shkakrua me vendim të qeverisë, me firmë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Pas shkarkimit të Voshtinës sot është dorëhequr nga detyra edhe Drejtori Artistik i TKOB, Jacopo Sipari di Pescasseroli, i cili mësohet se është larguar tashmë drejt vendit të tij të lindjes, Italisë. /Zoom.al