zoom

Aktualitet

Një shtetas spanjoll gjendet i vdekur në Karavasta, dyshohet se dëmtoi veten me thikë

Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, është gjendur i vdekur, shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, i cili dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë).

Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast.