Aplikacion
Moderatorja Nevina Shtylla i drejtoi Stresit dhe Leit pyetje dhe i vendosi përballë sfidave. Nëse nuk do të pranonin të përgjigjeshin apo t’i realizonin, duhet t’i gjuanin njëri-tjetrit me vezë në kokë.
Një sfidë për Stresin ishte t’i dërgonte një video-mesazh ish-partneres së tij, Keisit, që jeton në Kanada. Stresi bëri siç iu kërkua dhe i dërgoi Keisit këtë mesazh:
“Keis, nuk di si ta them por mezi po pres që të ribashkohemi. Dëshira është shumë e madhe, besoj që dhe ti e di. Të kemi dhe një fëmijë bashkë, kemi kaluar shumë kohë dhe besoj që është momenti i duhur. Të dua shumë.”
Duke qenë se ishin një prej çifteve më të komentuar të showbizit dhe ndër më të dashurit për publikun, fansat dëshirojnë ende t’i shohin bashkë./L.K
/Zoom.al
“Një burrë është marrë peng në garazh”/ Policia belge arreston 6 persona, mes tyre shqiptarë