Aplikacion
Morabito, ishte në kërkim që nga viti 1994. Ai ishte në listën e dhjetë të arratisurve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme italiane, shkruajnë mediat e huaja.
Kreu i Ndragheta-s ishte arrestuar në vitin 2017 në Uruguaj, pas 23 vitesh në arrati, por dy vite më vonë arriti që të arratisej nga burgu i Montevideos, ku po priste ekstradimin në Itali.
Rocco Morabito u arrestua në një hotel në Joao Pessoa, kryeqyteti i shtetit të Paraiba, së bashku me dy të huaj të tjerë, sipas ministrit brazilian të Drejtësisë, Anderson Torres.