Aplikacion
Në studion e “Top Story”, ajo u pyet nga Grida Duma për thashetheme se gjatë këtyre ditëve emra të rëndësishëm do të përfundojnë në pranga.
Anila Hoxha pohoi se për momentin këto mbeten në fazën e thashethemeve sepse ende nuk ka diçka të konfirmuar nga SPAK. Të vetmin reagim zyrtar që ka bërë SPAK për Anila Hoxhën është nëse fjala është për Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën.
Por SPAK ka njoftuar se hetimet janë ende në vazhdim.
Anila Hoxha: Parimisht fjalët që qarkullojnë pranë gjykatës së posaçme janë të tilla por janë ende të paverifikuar. Një politikan i lartë ose të shtunën ose të dielën, nëse nuk konfirmohet ngelet thashethem. Thashethemi ishte se SPAK kishte kërkuar urdhër arrest, por masa e sigurisë ishte kthyer, kjo ishte e pabazuar.
Reagimin më të fundit nga SPAK e kemi për Monika Kryemadhin dhe Metën nëse ka masë sigurie dhe përgjigjja zyrtare e SPAK është “nuk kemi asnjë përgjigje apo koment për t’ju komunikuar” .