zoom

Aktualitet

Një person kapet duke i vënë zjarrin një toke, policia i gjen me vete edhe një kallash

Ka rënë në prangat e policisë, një person me iniciale N. S., pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Tragjas, duke ndezur zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, me fishek në fole.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi N. S. është dhe autori i dyshuar i një rasti tjetër të zjarrvënies, më datë 15.09.2022, në fshatin Dukat, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi të egër dhe një sipërfaqe toke me pemë ulliri.