zoom

Aktualitet

Një person hidhet nga pallati në Korçë, humb jetën

Një person është hedhur nga kati i 5-të i një pallati në Korçë.

Sipas informacioneve të para mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të pazarit të qytetit në vendin e quajtur pallati i kinezëve.

Policia sqaron se ky shtetas ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa ende nuk është identifikuar.

Ndërkohë gjithashtu ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.