zoom

Aktualitet

Një orë para protestës, ambasada e SHBA u bën thirrje amerikanëve

Një orë para nisjes së protestës kombëtare të njoftuar nga opozita, ambasada e SHBA në Tiranë iu drejtua me një thirrje qytetarëve amerikanë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada i njoftoi amerikanët që jetojnë në Shqipëri për vendin dhe orën e protestës, duke iu kërkuar të qëndrojnë larg saj dhe situatave të dhunshme.

Mesazh për Qytetarët Amerikanë

Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit ndërmjet Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza

Data/Ora: E Hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00

Ngjarja: Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria. në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.