zoom

Slider

Një nga konfliktet e “Big Brother VIP 1” zhvendoset në “Dancing with the stars”

Në “Dancing with the stars” do të zhvendoset një nga konfliktet më të diskutuara të “Big Brother VIP 1’”. Ose më saktë personazhet, sepse për konfliktin mes tyre mbetet për t’u parë si do vijohet.

Po flasim për Ilir Shaqirin dhe Eltion Merjan, që vijnë respektivisht në rolin e kryetarit të jurisë dhe balerinit shoqërues për konkurrenten Ina Kollçaku.

I ftuar në “Shqipëria Live”, Eltioni ka thënë se beson që Iliri do jetë profesionist në gjykimin e tij, duke mos u ndikuar nga asgjë, por shtoi se gjithçka mbetet për t’u parë.

“Mendoj se ai do jetë profesional, ka kaluar kohë dhe do i ketë hedhur gjërat pas krahëve, besoj se nuk do të ndikohet.  Më mirë të shohim se si do ecin gjërat, pastaj të flasim. Këtu jemi dy partnerë që i kemi ndarë rolet, unë i jap këmbëve, Ina i jep gojës,”- tha Eltoni.

Për ata që nuk e mbajnë mend, Eltioni dhe Iliri kanë patur disa debate shumë të ashpra së bashku në “Big Brother VIP 1”.

Eltioni, pasi hyri në “Big Brother VIP” i tha Ilirit se nuk e ka mbështetur në periudhën më të vështirë që po kalonte në jetën e tij, edhe pse kishte mundësinë që ta bënte.

Gjithçka bëhej fjalë se Eltioni nuk u zgjodh që të ishte kast i balerinëve profesionistë te “Romeo dhe Zhuljeta”, ku Iliri ishte pjesë e jurisë.

Nga ana tjetër, Iliri e mohoi duke thënë se nuk e njihte dhe se zgjidhte në bazë të meritokracisë. Asokohe, gjërat mes tyre agravuan shumë teksa Iliri as nuk e takoi Eltionin pas daljes.