zoom

Të gjitha

Një muaj mjalti si një rifilim jete/ Britney Spears shijon pushimet pas martese

Britney Spears është rikthyer sërish në Instagram pas një pauze. Këngëtarja ka zbuluar në postimet e saj të fundit se kanë blerë një shtëpi të re dhe shtoi se ata nuk kanë kaluar ende një muaj mjalti pas martesës.

“Është kaq e çuditshme që zgjohem dhe gjithçka është e re … pishinë e re … kuzhinë e re … krevat i ri … mendoj se jam në shok !!!” shpjegoi ajo.Spears postoi foto të saj duke pozuar në oborrin e shtëpisë së saj e veshur me bikini shumëngjyrëshe si dhe një video të Asghari duke u zhytur në pishinën e madhe.

“U zhyta mirë në pishinën time”, vazhdoi të shkruante fituesja e Grammy. “Është kaq e ndritshme dhe vendi është i këndshëm”.  Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me 9 qershor. Në dasmë ishin të ftuar shumë prej personazheve të njohur si DreW Barrymore, Madonna, Selena Gomez dhe më shumë të famshëm në listën e të ftuarve./L.K

/Zoom.al