zoom

Politikë

Një minutë heshtje! Kuvendi nderon kujtimin e Bashkim Finos

Kuvendi ka mbajtur sot një minutë heshtje në nder të ish-deputetit Bashkim Fino, i cili humbi jetën nga COVID-19.

Karriera politike e Finos në Partinë Socialiste ishte e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ai ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër.

Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në vitin 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.